Rizgjidhet Presidenti i Austrisë, kush është 78-vjeçari që rimori mandatin duke mundur 6 kandidatët e tjerë

Rizgjidhet Presidenti i Austrisë, kush është 78-vjeçari që rimori mandatin duke mundur 6 kandidatët e tjerë

Alexander Van der Bellen

Austri ka fituar zgjedhjet presidenciale presidenti aktual Alexander Van der Bellen. Gjashtë bashkë konkurruesit për postin më të lartë shtetëror kanë mbetur shumë pas me vota.

Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin publik austriak ORF 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 për qind të votave. Kësisoj presidenti aktual i Austrisë rizgjidhet me shumicë absolute, që është e nevojshme në raudin e parë të presidencialeve për t'u zgjedhur. Tani nuk ka më nevojë për zgjedhje balotazhi.

Të gjithë kandidatët e tjerë për presidentet kanë mbetur shumë pas Van der Bellenit me vota. Kandidati që renditet i dyti i partisë populiste të djathtë FPÖ, Walter Rosenkranz ka marrë 18 për qind të votave. Ndërsa kandidatët e tjerë shënojnë kuota njëshifrore. Rezulati zyrtar pirtet të shpallet gjatë së hënës (10.10), sepse pritet të numërohen edhe votat e dërguara me postë.

Presidenti në Austri ka kryesisht detyra të përfaqësimit të vendit dhe zgjidhet çdo gjashtë vjet. Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë kandidatë për president si këtë herë. Krahas Van der Bellen ishin edhe gjashtë kandidatë të tjerë, katër prej të cilëve nga radhët e partive të kampit të djathtë dhe të gjithë burra.

Në Austri deri tani të gjithë presidentët, që kanë kandiduar për një mandat të dytë janë rizgjedhur. 78-vejçari Van der Bellen nuk sheh asnjë problem me moshën e tij të madhe. Ky post të jep forcë, tha ish-kryetari i partisë ekologjite të Austrisë gjatë votimit.

Partia konservatore ÖVP dhe ajo socialdemokrate hoqën dorë nga paraqitja e kandidatëve të tyre. Argumenti i tyre ishte, se në fushatën elektorale kundër presidentit aktual nuk do të kishin asnjë shans për të fituar dhe partitë preferonin më mirë t'i kursenin paratë e fushatës./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë