Paskan qenë shumë të fshehtë! Një nga çiftet më të njohur të Hollywood janë bërë prindër për herë të tretë. Bëhet fjalë për aktorin Robbie Williams dhe partneren e tij Ayda Field.
Dyshja e famshme e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram. Ata mirëpritën në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Colette (Coco) Josephine Williams. Mirëpo gjithçka është realizuar në mënyrë kaq diskrete dhe me anë të një nëne zëvendësuese.
Postim i bërë nga Ayda Field
“Pra, ne kemi mbajtur një sekret shumë të veçantë! Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se jemi bërë me një vajzë të vogël. Mirë se erdhe në botë Colette (Coco) Josephine Williams. Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të arritur deri këtu prandaj e kemi mbajtur të fshehtë. Familja vjen në të gjitha format, dhe kjo zonjushë e vogël, e cila biologjikisht është e jona, ka kardhur në jetë me anë të një nëne zëvëndësuese, të cilës i jemi përjetësisht mirënjohës. Jemi të lumtur që kemi një vajzë kaq të bukur në jetën tonë dhe aq të bekuar që jetojmë në një botë që e bën këtë të mundshme. Ashtu si me Teddy dhe Charlie, ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e Coco dhe të na lejoni të rrisim ekipin prej 5 vetash,”- ka shkruar Ayda Field në Instagram.
Ayda dhe Robbie janë tashmë prindër te Theodora Rose Williams, 5 vjeç dhe Charlton Valentine Williams, 3 vjeç.