Këngëtari i njohur Robbie Williams është shprehur për mediat e huaja se është habitur nga suksesi që ish-grupi i tij “Take That” ka arritur ndonëse pa pjesëmarrjen e tij.

Ai është larguar nga grupi në vitin 1995 dhe më pas “Take That” u nda tërësisht në vitin 1996, për t’u bashkuar sërish në vitin 2006 por pa Williams.

“Kur ata u bashkuan, isha skeptik, por pasi arritën të shesim 275 mijë bileta mendova, si e bënë këtë?”-është shprehur Robbie.

Këngëtari u rikthye sërish tek bendi i tij i vjetër për të realizuar këngën “The Flood”, në vitin 2010.

(xh.k/shqiptarja.com)