Robert Budina: Pse “Burrnesha” ngjiti
në majë të karrierës Laura Bispurin

Robert Budina: Pse “Burrnesha” ngjiti<br />në majë të karrierës Laura Bispurin
Robert Budina, bashkëproducenti shqiptar i filmit “Vergine Giurata”(Burrnesha), ka rrëfyer për “Shqiptarja.com” arsyet se pse ka zgjuar kaq shumë interes filmi në festivale ndërkombëtare. “Ky film e ka klasifikuar Laura Bispurin si një ndër regjisoret më të mira të 25 viteve të fundit”, tha Budina për “Shqiptarja.com”.
 
Çfarë mendon se i ka dhënë kaq shumë sukses nëpër festivale ndërkombëtare filmit “Burrnesha”?
 
Projekti i këtij filmi nisi nga një producent italian që ia propozoi Laura Bispurit dhe ajo e pëlqeu shumë projektin. Ra në kontakt me kulturën e malësorëve shqiptarë dhe kur arriti të bënte skenarin, ajo nuk nuk do ta harronte asnjëherë faktin që Shqipëria i ka sjell fat, i ka ndërruar karrierën, sepse llogaritet një nga regjisoret më të mira të 25 viteve të fundit. Gjithçka ka qenë perfekte që nga mënyra sesi ka zgjedhur aktorët, mënyra sesi është shprehur eposi dhe epikja, duke shprehur idetë që do ajo të shfaq për lirinë e femrës në botë. Dhe me këtë mesazh do t’i flas gjithë botës.
 
E pashë filmin. A mendon se përzgjedhja vetem e elementëve që mbijetojnë në disa zona të izoluara të Malësisë së Veriut do të përcillte imazhin se Shqipëria është një shoqëri tribale?

Mendoj se përzgjedhja e elementeve tribale si dukuri më vete nuk të frikëson për një imazh të tillë, sepse perceptimi nuk lidhet me elementet tribale në jetën e shqiptarëve. Ka një moment të tillë, por vetëm i parë nga jashtë tingëllon i tillë. I parë nga brenda filmit shikuesi ndërkombëtar e përjeton si një pasuri, që ata nuk e kanë. Është njësoj sikur të kesh një ilir të gjallë, sepse kanë parë sesa bukur e ka zbuluar regjisorja një femonen shqiptar për të trajtuar lirinë e femrës.

Po problemet aktuale të transeksualizmit, a janë të nënkuptuara në këtë film?

Këndvështrimi kur u përzgjodh ky projekt ishte se nëse transgjedërit zbulohen në shekullin e fundit, në Shqipëri ka qenë prej shekujsh, por jo në kuptimin fizik, por mendor. Kjo është marrë si një pasuri që vendet e tjera nuk e kanë. Kjo dukuri është zbuluar së fundmi nga bota dhe është pasuri e madhe e mbijetuar.

laura bispuri


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!