Aktori Robert De Niro është bërë sërish baba në moshën 68 vjeçare, pasi dje gruaja e tij Grace Hightower, lindi një vajzë të shëndetshme. Ky është fëmija i dytë i De Niro nga martesa me Grace Hightowr, që nga martesa e tyre 1997, ndërsa aktori ka qenë i martuar edhe 2 herë të tjera. Zëdhënësi i aktorit Stan Rosenfield, tha se De Niro dhe gruaja Grace Hightower u bënë e prindër dhe ndihen krenarë për vajzën e tyre Helen Grace. Në prag të Vitit të Ri De Niro do festojë edhe me katër fëmijë të tjerë: dy djem binjake nga martesa me Toukie Smith, një djalë dhe vajzën e adoptuar me ish-gruan e Diahnne Abbott.
/Shqiptarja.com











