Robert De Niro kundër Donald Trump: Ai është një republikan i etur për pushtet

Robert De Niro kundër Donald Trump: Ai është një republikan i etur për pushtet

Donald Trump dhe Robert De Niro

Një prej aktorëve më të mëdhenj të kinematografisë botërore, i njohur si një prej anti trumpistëve më të mëdhenj në SHBA, Robert De Niro shprehu mbështetjen e tij për Harris ndërsa tha se kandidati republikan është i etur për pushtet dhe sillet si një gangster.

“Në çdo mjedis, ekziston nderi. Nëse nuk mban fjalën tënde dhe nuk bën gjënë e duhur me njerëzit, pavarësisht se në cilën profesion je, do të margjinalizohesh. Dhe në atë botë, është pak më e vështirë”, tha De Niro.

Më tej aktori tha për gazetarin se Trump nuk ka për të hequr kurrë dorë nga pushteti.

“Ai kurrë nuk do të heqë dorë nga pushteti. Kush gënjen veten dhe mendon se mund ta bëjë, duhet të ketë turp. Ai mendon se është një gangster. Ai vepron si gangster”, shtoi ai.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjiknuri ‘lë stafetën’, Arbjan Mazniku prezantohet si drejtues qarku në Elbasan

Gjiknuri ‘lë stafetën’, Arbjan Mazniku prezantohet si drejtues qarku në Elbasan