Robert Elsie prezanton
dy fjalorë të rinj për historinë

Robert Elsie prezanton <br />dy fjalorë të rinj për historinë
TIIRANE- Në fondin e studimeve albanologjike janë shtuar dy fjalorë të rinj për historinë e Shqipëri dhe Kosovës të autorit Robert Elsie.
Pas botimit të tyre në anglisht, pjesë e një kolane librash në SHBA, këto libra u botuan edhe në shqip me qëllim për të sjellë të dhëna të sakta për të huajt dhe shqiptarët.

Gjatë promovimit të “Fjalorit historik të Shqipërisë” dhe “Fjalorit historik të Kosovës”, sot në Ministrinë e Jashtme, autori i tyre, Robert Elsie i cilësoi këto botime më shumë se fjalorë, enciklopedi për këto vende.

“Në botën shqiptare ka një mori librash me mendime, me interpetime, me kritika, por ka shumë pak libra me të dhëna të sakta, pra me informacion të saktë dhe objektiv”, tha Elsie.

Sipas tij, kjo është një mungesë kolosale që pengon ecurinë e botës shqiptare, ndaj këta dy fjalorë sjellin të dhëna të sakta si dhe korigjojnë shumë gabime dhe keqinterpretime.

Për librin e historisë së Shqipërisë, botuesit në SHBA kishin vendosur kufizimin e 250 faqeve, ndërkohë që autori Elsie realizoi një libër me mbi 500 faqe, më i madh se vëllimi i Rusisë. Shumica e rreth 750 termave në “Fjalorin Historik të Shqipërisë” janë në lidhje me individë. Ai i ofron lexuesit vetëm të dhëna të përgjithshme faktike në lidhje me vendin, zhvillimin e tij historik, rrethanat aktuale dhe kulturën e popullit shqiptar.
Ndërsa “Fjalori i historisë së Kosovës” është botuar në SHBA në vitin 2004, para njohjes së Pavarësisë, kur ende mungonte një flamur për kopertinën. Ky botim i “Fjalorit Historik të Kosovës”, i jep lexuesit informacione më të fundit për Kosovën dhe popullin e saj deri në mes të vitit 2010, duke përfshirë kështu periudhën e administrimit ndërkombëtar deri te shpallja e Pavarësisë në shkurt të vitit 2008, dhe më tej.

Sipas Robert Elsie, këto botime do të shfrytëzohen nga bibliotekat universitare në botën anglisht folëse dhe do të përhapin të dhëna të sakta për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Për botimin e Shqipërisë dhe Kosovës jam përpjekur figura dhe dukuri për të cilat një studiues i huaj apo një student mund të kërkojë informacion dhe dëshiron të dijë më shumë”, tha Rober Elsie.

I pranishëm në promovimin e librit ishte edhe zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, i cili i cilësoi këto fjalorë si libra që do të vendosen në piedestalin e botimeve historike.

Robert Elsie është albanolog, shkrimtar dhe përkthyes. Që nga viti 1978 pati mundësi të vizitojë Shqipërinë disa herë në kuadrin e takimeve shkencore midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu mori pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë.
(atsh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve