TIRANE - Drejtori i Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit, Robert Kostadini nuk ka asnjë ide se si do të shkojë fati i veprave dhe godinës pas nisjes së punimeve nga kompania e Delijorgjit. Përgjigjja që ai jep për Shqiptarja.com tregon se nuk mban shumë përgjegjësi për këto, madje nuk e ndjen as rrezikun për veprën e skulptorit Janaq Paço. Ja si përgjigjet ai, ndërkohë që nipi i skulptorit Nikolin Kurti, i nervozuar nga indiferenca e tij e akuzon se “ai është një drejtor sa për të marrë rrogën”.  
 
Zoti Robert, çfarë do të bëhet pas shpërnguljes së qendrës së artit me veprat e artistëve. A do të ketë një qendër të re.  
-Nuk e di, por ne do të shtyhemi këtu 1 deri në 2 muaj.
 
PO pastaj? Artistët janë të shqetësuar që institucionin do ta prish një firmë ndërtuese!
Po nuk e di se çfarë do bëhet.
 
Po për kryeveprën “Dy gladiatorët” e Janaq Paços që qëndron aty në pritje të një sheshi, e dini se ku do ta vendosin pas një muaji?
-Po do mendohet ku të shkojnë edhe të tjerat.
 
Familjarët e autorit janë shumë të shqetësuar për gjendjen e mirëmbajtjes?
-Ajo është bërë me çimento të fortë të bardhë dhe nuk do të lëvizet nga vendi derisa të mund të vendoset në Durrës.  S’di se ç’ju them. Qendrën e kanë marrë pronarët. Është pronë e tyre?
 
E kujt është prona?
-Kjo ka qenë pronë e Llagaucëve.
 
Dhe kjo mjafton sipas jush?
-Unë mund t’ju them se deri tani nuk ka rrezik për veprat. Ja ne kemi Pjetër Arbënorin që ka 3-4 vjet që është derdhur dhe nuk është gjetur sheshi. Unë mendoj s’e kudo që të na çojnë ne do jemi gati dhe do t’i ruajmë veprat.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)