Habit trajneri i Belgjikës para sfidës me Brazilin: Është ekipi më i mirë i këtij Botërori, një sfidë që e kam ëndërruar që i vogël

Habit trajneri i Belgjikës para sfidës me Brazilin: Është ekipi më i mirë i këtij Botërori, një sfidë që e kam ëndërruar që i vogël

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës

Roberto Martinez ka vendosur të lërë mënjanë euforinë për fitoren e mbrëmshme ndaj Japonisë dhe etiketon Brazilin si skuadrën më të mirë në këtë turne të Botërorit 2018. Në përballjen me Japoninë, Belgjika fitoi me një rezultat të ngushtë me rezultatin 3-2 në kohën shtesë falë futbollistit Çadli.

44 vjeçari ka nënvizuar se do të ketë ndryshime në sfidat e rradhës dhe se për momentin po mendon për përballjen me ekipin më të mirë të këtij Botërori, siç e ka cilësuar ai, Brazilin.

Para se të luani kundër Brazilit duhet të kuptoni se ajo është skuadra më e mirë e këtij Botërori. Prandaj ne duhet të dimë si të luajmë kundër një skuadre të tillë ku Neymar dhe Coutinho mund të vendosin lojën në moment. Por është një sfidë që njeriu e ëndërron që i vogël, të luash ndaj Brazilit në këtë çerekfinale në këtë Botëror, është vërtetë gjë e bukur dhe do ta shijojmë shumë.

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari