Roboti që i flet njerëzimit:
Ndryshoni se po ju vjen fundi
'

Roboti që i flet njerëzimit:<br />Ndryshoni se po ju vjen fundi<br />'
MILANO- Fjalimin në pallatin e Qelqtë të OKB-së për firmën e 175 vendeve dhe impenjimin e tyre për të zbatuar masat  kundër ngrohjes globale dhe shpëtimin e planetit e mbajti i mirënjohuri Leonardo Di Caprio.  Kush më mirë se ai do të përcillte frikën dhe alarmin për dëmet që po i bëjmë globit dhe për reagimin urgjent për ta shpëtuar atë. E megjithatë unë do të kisha një tjertër propozim: Do të dërgoja të fliste përballë njerëzimit robotin-android Geminoid HI-2 të artistes polake Goshka Macuga dhe fjalimin e tij brilant të krijuar me frazat e njerëzve më të mencur që i kanë qenë banorë në epoka të ndryshme në planetin Tokë. Ju rrëfej si u njoha me të...

Janë disa udhëtime që bëhen për të patur takime të mëdha. Janë disa udhëtime që ne nuk dimë çfarë  do të sjellin e çfarë  do të ruajmë prej tyre. Kur pranova ftesën e stafit të kryebashkiakut Erion Veliaj për të vizituar bashkë me një grup gazetarësh nga mediat kryesore të vendit Milanon, dija se do të shihja kryeveprën e Stefano Boerit: dy kullat shumëkatëshe plot gjelbërim, "Il Bosco Verticale", dija që do të shihnim se si funksionon një qytet si Milano në javën e Modës së dezainit dhe të do bisedonim me Boerin dhe stafin e tij, arkitektin me famë botërore që do të përkujdeset për planin urbanistik të Tiranës.

lajmi kultures
Për ata që më njohin nuk është ndonjë mister. Ndjek punët e Boerit prej shumë vitesh. Njoh filozofinë e veprës së tij dhe jetoj në shtëpinë time mes mikropyllit të krijuar prej meje me pemë të ndryshme, lule, fruta e perime. Pra,  arkitektura që synon harmoninë mes kërkesave dhe dëshirave të njerëzve dhe respektit të florës dhe faunës, është një nga pasionet e mia dhe filozofia ime e jetës.

Vizita njëditore ishte e ngjeshur me plot takime nga mengjesi në darkë... nisi me vizitën në qëndrën e rekuperuar BaseMilano, ku godina të braktisura industriale ishin shndërruar në qendra të ndryshme pune, krijimi, biznesi, për të vazhduar  në takime me arkitektë, me vizitën në Pyllin Vertikal me 900 pemë që korrespondojnë me një sipërfaqe prej dy hektarësh pyll. 

Në ditën tonë të qëndrimit  ishte parashikuar dhe një vizitë në Fondacionin Prada. Prej një viti, një ish fabrikë prodhimi alkooli është rikonstruktuar me një vizion modern, tipik i shtëpisë së modës ndër më të famshmet dhe të rëndësishmet në botë. E mendova një muze që shpalos modelet e veshjeve Prada në kohë, por isha gabuar. Shkarazi dëgjova maestro Boerin teksa na përcillte për t'u futur në Fondacion: "Unë e kam parë disa herë, por shiheni me kujdes. Aty brenda keni  gjëra unike në Botë..."
Në muze ndodhi magjia. Brenda ishin ekspozuar pjesë të koleksionit të Artit në vite të Miuccia Pradës dhe bashkëshortit të saj:  artistë të famshëm të shekullit XX e XXI . Të shohësh nga afër një pikturë të djegur të Burri-t, një pikturë të çarë të Fontanës, Schifanin, apo statujat "ekstratokësore" të Giacomettit ishte një ndjenjë e rrallë, sidomos për kë si unë, i ka parë e lexuar për ta vetëm nëpër revistat e artit.

lajmi kultures

E gjithësesi takimi im magjik nuk ishte ky;  Në hollin më të madh dhe kryesor të muzeut, në qendër ishte një ekspozitë e artit bashkëkohor, e artistes polake Goshka Macuga. Që në Tiranë kisha lexuar diçka për një robot të ekspozuar në Milano, një lloj androidi që fliste e që dukej si i gjallë. Por vetëm kaq. Asnjëherë nuk kisha dëgjuar për Goshka Macugën, dhe asgjë nuk kisha parë për artin e saj. Ekspozita titullohej me një frazë biblike: "To the Son of the Man Ëho Eat  the Scroll". Androidi, i ulur në një bordurë, nëse nuk do të kishte xhaketën transparente nga e cila dukej mekanizmi robotik i gjymtyrëve, në pjesë të tjera si duart, këmbët dhe fytyra, për meritë të silikonit dhe matërialeve të tjera dukej një njeri i vërtetë. Ai fliste, pushonte, reflektonte, trishtohej, riniste fjalimin e tij në anglisht...  Udhërrëfyesja jonë na dha të printuar fjalimin që roboti lexonte, dhe të jem e sinqertë, nga dita tepër e ngjeshur deri në mesnatë e aktivitetet e shumta vendosa ta lexoj në avion, gjatë kthimit për në Tiranë.


Ndërsa lexoja fjalimin prej 5 faqesh, më vinte në mendje një situatë e pazakontë. Kuptova se pse në Itali mund të ndodhë ,  - ashtu siç ka ndodhur në shekuj, ku të pasurit e epokave të ndryshme ndihmuan, kuptuan dhe promovuan Michelangelon , Leonardo Da Vincin, Danten e të tjerë gjeni të artit, - të kenë kapacitetin të kuptojnë e të promovojnë artistë të ndriçuar; më të mirët, ata që kanë vizionin të na thonë se kush jemi, ku jemi e ku po shkojmë.

Fjalimi i robotit të Goshka Macugës vendosur në hollin e Fondacionit Prada në Milano, është një bashkim logjik i copëzave të fjalimeve, letrave, thënieve të 72 njerëzve të ndriçuar të globit: politikanë, filozofë, humanistë, artistë... Roboti-art flet me fjalët dhe mendimin e Anshtajnit, e Martin Luther King, të Niçes, Frojdit, Shekspirit... Të gjithë të përzgjedhur e të lexuar  me një qëllim: Një ndërgjegjësim dhe një alarm për të reflektuar e vepruar për ndryshim, ndryshe po çojmë njerëzimin në vetëshkatërrim. Një robot, pa shpirt, kërkon dhe tregon rrugët që njerëzimi duhet të ndërmarrë nëse nuk dëshiron të zhduket. Përfundimisht. Dhe ndryshimin e ka në dorë cdo njeri; seicili prej nesh duhet të bëjë hapat e ndryshimit nga brenda: Të bëjmë pjesë tek grupi i njerëzve shkatërrues dhe egoistë, apo të ngrihemi në nivelin e njerëzve altruistë dhe konstruktivë?

lajmi kultures
 
 
Me dëshirën për të ndarë me lexuesit këtë eksperiencë intelektuale, me dëshirën që, qoftë dhe një lexues të gjejë brenda rreshtave të më të mençurve të botës forcën dhe dëshirën për të ndryshuar veten e për të përmirësuar botën, më poshtë po sjellim të plotë tek numri i këtij suplementi Rilindasi, tekstin e fjalimit të robotit android, me një përkthim mjeshtëror , të kolegut Genc Kondi.....

lajmi kultures
  
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!