Rodri fiton ‘Topin e Artë’ 2024! Real Madrid bojkoton ceremoninë dhe akuzon për komplot, Ancelotti ‘Trajneri i vitit’! Yamal e ardhmja

Rodri fiton ‘Topin e Artë’ 2024! Real Madrid bojkoton ceremoninë dhe akuzon për komplot, Ancelotti ‘Trajneri i vitit’! Yamal e ardhmja

Rodrigo Hernandez Cascante fiton 'Topin e Artë'

PARIS - Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodrigo Hernandez Cascante (28 vjeç) i njohur shkurt si Rodri fitoi ‘Topin e Artë’ për vitin 2024, trofeun më të rëndësishëm individual për futbollistët.

Ai la pas dy lojtarët e Real Madrid, Vinicius dhe Bellingham. Rodri është spanjolli i parë që e fiton këtë çmim pas vitit të largët 1960, që asokohe ngrihej nga Luis Suarez.

Paçka se ceremonia e Parisit (e 68 në histori) nisi në orën 20:45 të së hënës, saga dhe pakënaqësitë zënë fill drekën e djeshme. Në Madrid mbërriti lajmi se Vinicius nuk ishte më i votuari nga gazetarët me të drejtë vote dhe juria, çka bëri që klubi i Real Madrid të merrte vendimin për të bojkotuar ceremoninë duke anuluar fluturimin për në Francë dhe akuzuar organizatorët, pasi prisnin që sulmuesi i tyre Vinicius të ngrinte trofeun.

Tej kësaj, Real Madrid si fituesi në fuqi i La Ligas dhe Champions League u shpall ekipi më i mirë i sezonit që lamë pas dhe Carlo Ancelotti si ‘Trajneri më i mirë’. Ndërkohë Barça për femra ishte ekipi më i mirë, ndërsa Lamine Yamal talenti i sezonit. Për t’u përmenduar edhe Granit Xhaka, shqiptari i Bayer Leverkusen që zë vendin e 16-të mes më të mirëve në botë.

Rodri fiton Topin e Artë

Mesfushori i Manchester Cityt mori çmimin më të rëndësishëm në aspektin individual, ndërsa u ngjit në skenë me paterica për shkak të dëmtimit. Lojtari spanjoll ishte vendimtar me kombëtaren e tij në Europian, që kulmoi me fitimin e trofeut, por edhe një pikë kyçe te City, në fitimin e Premier League.

Në garën për “Topin e Artë”, mesfushori mposhti sulmuesin e Real Madrid, Vinicius Junior, i cili u rendit i dyti. Trofeun e “Topit të Artë” e dha George Ëeah, i cili e ka fituar atë në vitin 1995.

“Trajneri i vitit”, Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti është zgjedhur si trajneri më i mirë i vitit. Italiani fitoi La Ligën me Real Madrid, por edhe Champions League.

“Trajnerja e vitit”, Emma Hayes

Emma Hayes, zgjidhet trajnerja më e mirë e vitit në futbollin e femrave. Timonierja amerikane e Chelseat, ka marrë çmimin e veçantë.

‘’Portieri i vitit’’, Emiliano Martinez

Emiliano Martinez, është zgjedhur si portieri më i mirë i vitit për herë të dytë radhazi. Gardiani argjentinas fitoi Trofeun “Yashin”.

Portieri i Aston Villa-s dhe Argjentinës zgjidhet kështu dy herë radhazi si portieri më i mirë i vitit. Lojtari ka qenë vendimtar për kombëtaren e tij në Kupën e Amerikës, por edhe në Premier League.

Kane dhe Mbappe fitojnë Trofeun “Gerd Muller”

Harry Kane dhe Kylian Mbappe janë fituesit e Trofeut “Gerd Muller”. Ky  trofe shkon për dy sulmuesit më të mirë të vitit.

Të dy lojtarët kishin një vit shumë të suksesshëm, sa i përket golave të shënuar, pasi tundën rrjetën plot 52 herë secili.

“Talenti i vitit”, Lamine Yamal

Lamine Yamal (17 vjeç) është zgjedhur “Talenti i vitit”. Nuk kishte dyshime për këtë, duke parë sukseset e arritura nga ylli i Barcelonës.

Renditja e plotë e “Topit të Artë”

1-Rodri

2- Vinicius Junior

3- Jude Bellingham

4- Dani Carvajal

5- Erlind Haaland

6- Kylian Mbappe

7- Lautaro Martinez

8-Lamine Yamal

9- Toni Kroos

10- Harry Kane

11- Phil Foden

12- Florian Wirtz

13- Dani Olmo

14- Ademola Lookman

15- Nico Williams

16- Granit Xhaka

17- Federico Valverde

18- Emiliano Martinez

19- Martin Odegaard

20- Hakan Calhanoglu

21- Bukayo Saka

22- Antonio Rudiger

23- Ruben Dias

24- William Saliba

25- Cole Palmer

26- Declan Rice

27- Vitinha

Çmimet e plota në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ 2024

Rodri – “Topi i Artë” për meshkuj

Aitana Bonmati – “Topit i Artë” për femra

Lamine Yamal – “Talenti i Vitit”

Harry Kane dhe Kylian Mbappe – trofeu “Gerd Muller” (dy sulmuesit më të mirë të vitit)

Emiliano Martinez – “Portieri i Vitit”

Carlo Ancelotti – “Trajneri i Vitit”

Emma Hayes – “Trajnerja e Vitit” për femra

Real Madrid – “Ekipi i Vitit” për meshkuj

Barcelona – “Ekipi i Vitit” për femra

Jennifer Hermoso – Çmimi “Socrates”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Carlo Ancelotti 'Trajneri i vitit', kunjat e italianit: Faleminderit të gjithëve, veçanërisht Vinit dhe Carvajal


Pasi u shpall "Trajneri i vitit" në ceremoninë e "Topit të Artë", Carlo Ancelotti ka thumbuar në rrjetet sociale. Kjo pasi gjithë Real Madrid bojkotoi ceremoninë e Parisit pasi mësoi se Vinicius Junior dhe Carvajal nuk do marrnin çmimin prestigjoz, që në fund shkoi për Rodrin e Man. Cityt.

“Dua të falenderoj familjen time, presidentin tim, klubin tim dhe lojtarët e mi. Mbi të gjitha dua të falenderoj Vinicius Jr dhe Carvajal”, shkruan italiani.

Ora 09:59
Rodri i pari spanjoll që fiton ‘Topin e Artë’ pas 64 vitesh! Kush e fitonte në vitin 1960


Rodri fitoi ‘Topin e Artë’ për vitin 2024, teksa riktheu Spanjën në podium pas 64 vitesh.

Hera e fundit që një futbollist spanjoll e fitonte “Topin e Artë” ishte viti i largët 1960, asokohe kurorëzohej Luis Suarez (ish-futbollisti i Interit dhe Barcelonës).

Ora 09:49
Real Madrid bojkotoi 'Topin e Artë', reagimi i Vinicius pasi nuk fitoi trofeun prestigjoz


Pak orë para ceremonisë së "Topit të Artë", Vinicius Junior i Real Madrid ishte favorit për trofeun, por gjithçka ndryshoi dhe Real Madrid bojkotoi ceremoninë duke mos marrë asnjë nga çmimet.

Pasi Rodri u shpall fitues i trofeut prestigjoz, ka reaguar edhe Vinicius Junior, braziliani që fitoi La Ligan dhe Champions League me "Galaktikët".

“Do ta bëj edhe dhjetë herë. Nuk janë gati”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Ora 09:33
Topi i Artë/ Lista e plotë e fituesve që prej vitit 1956


Lionel Messi me tetë trofe të Topit të Artë kryeson listën e plotë të fituesve të këtij çmimi prej vitit 1956 kur ky trofe u dha për herë të parë. Vështirë se rekordi i "Pleshtit" do mund të kalohet.

Më poshtë lista e plotë e fituesve të "Topit të Artë":

Ora 09:18
Granit Xhaka s’është i vetmi, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare në listën e ‘Topit të Artë’


Granit Xhaka u rendit i 16-ti në listën finale për Topin e Artë 2024. Kapiteni shqiptar i Zvicrës dhe mesfushori i Bayer Leverkusen s’është shqiptari i vetëm që e ka provuar këtë emocion.

Atë nder për herë të parë e ka pasur ish-sulmuesi i njohur vlonjat, Sokol Kushta, i cili në vitin 1987 ishte mes kandidatëve të përzgjedhur nga “France Football” asokohe për trofeun prestigjioz. Ai e mbylli votimin me një pikë, po aq sa ikona e futbollit gjerman Rudi Voller. Altobeli, Saravakos dhe Hoddle.

Ora 09:10
Shqipëria ‘i jep’ Topin e Artë Rodrit, si votoi gazetari Besnik Dizdari


Rodri i Man. Cityt u shpall fituesi i Topit të Artë për vitin 2024. Ky çmim jepet edhe sipas votave të gazetarëve. Në dhënien e pikëve për “Topin e Artë” ka marrë pjesë edhe Shqipëria, më saktë gazetari Besnik Dizdari.

Sipas emrave të shënuar më poshtë, Dizdari ka votuar me 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Pra me më pak pikë ka votuar Granit Xhakën, teksa ka surprizuar me renditjen e Vinicius JR.

1. Rodri 15 pikë

2. Lamine Yamal 12 pikë

3. Dani Carvajal 10 pikë

4. Jude Bellingham 8 pikë

5. Antonio Rudiger 7 pikë

6. Erling Haaland 5 pikë

7. Lautaro Martinez 4 pikë

8. Vinicius JR 3 pikë 

9. Kylian Mbappe 2 pikë

10. Granit Xhaka 1 pikë

Ora 08:42
Rodri pas ‘Topit të Artë’: I thashë babait se doja të lija futbollin, e meritonte edhe Carvajal

Pasi fitoi ‘Topin e Artë’ për vitin 2024, Rodri tha se ishte një ditë e rëndësishme për të, ndërsa nuk ngurroi të motivojë edhe bashkëkombasin e tij Carvajal, që po vuan një dëmtim si vetë Rodri. Ai zbulon edhe prapaskenat e tij me futbollin.

“Kjo është vërtet një natë e pabesueshme. Më duhet të falënderoj shumë njerëz, France Football, UEFA-n dhe të gjithë që më kanë mbështetur. Sot është një ditë e veçantë për mua, për familjen dhe vendin tim, falenderoj Laurën (gruan), pa të nuk do të kishte qenë njësoj.

Nuk dua të harroj shokët e skuadrës, futbolli është një sport ekipor dhe pa ata nuk do të isha këtu, falë shokëve të mi të ekipit kombëtar, Carvajal që pësoi të njëjtin dëmtim si unë dhe e meritonte të isha këtu, i cili do ta fitojë së shpejti. Nuk është vetëm një fitore për mua, por për futbollin spanjoll. Mendimet e mia shkojnë te lojtarët si Casillas, Xavi apo Iniesta, të cilët nuk e kanë fituar kurrë. 

Një ditë i thashë babait tim se doja ta lija futbollin dhe se kishte ardhur fundi i ëndrrës sime. Ai më tha ‘jo, vazhdo deri në fund’. E falenderoj. Sot jam këtu dhe jam krenar. Ajo telefonatë më ktheu motivimin, duke më dhënë shtytje në një moment dekurajimi. 

Unë isha një mesfushor që duhej të përmirësohesha dhe në vitet e fundit performanca ime është rritur. Ju gjithmonë mund të përmirësoheni, në çdo aspekt dhe sot unë luaj në një mënyrë më moderne.  

Tani, nëse ju jeni një mesfushor, ju duhet të keni cilësinë e një sulmuesi, unë jam një djalë normal, unë përpiqem të jem një lider çdo ditë. shembull i suksesit duke qenë një i tillë, po përpiqem të kujdesem për veten në këto muaj të palumtur dhe të përpiqem të qëndroj pozitiv në lidhje me rikuperimin tim nga lëndimi.

Si do të festojë Rodri? Me njerëzit që ishin me mua në kohë të vështira. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që njohën vlerën time, jam vërtet i lumtur për veten dhe për kombin tim”, deklaroi Rodri.  

Në fund ai kishte edhe një mesazh për Lamine Yamal, duke besuar se ai do ta fitojë një ditë këtë çmim.

“Lamine Yamal do ta fitojë Topin e Artë shumë shpejt, jam i bindur për këtë. Vazhdo kështu, vazhdo të punosh shumë, do të arrish. Ishte vetëm një lojtar që më tha se do ta fitoja … ishte ti Lamine”, ka thënë Rodri gjatë ceremonisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dizkari: 29/10/2024 12:19

    Sa turp qe shqiperia prezantohet nga keta dlexhinje shkarravites, Dora e dukes duket ne te gjitha korrupsionet e Fifa Prandaj pupulli ka filluar me banderola FIFA MAFIA robt dizdari ku ti keah

    Përgjigju
  • E DREJTA: 29/10/2024 10:16

    TOPI I ARTE ESHTE DALLAVERE E GJALLE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit