/ATSH-DPA/ - Presidenti iranian, Hassan Rohani, u shpreh sot se qytetarët amerikanë mund të investojnë në Iran.
"Ne i mirëpresim të gjitha investimet e huaja në Iran edhe amerikanët gjithashtu nuk janë të përjashtuar", tha ai duke shtuar se Irani ka nevojë për një shtysë të re ekonomike dhe politike dhe se dera është e hapur për të gjithë.
Teherani dhe Uashingtoni nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike prej më shumë se 35 vitesh, por ka pasur kontakt të rregullt mes dy Ministrive të Jashtme në dy vitet e fundit deri sa u arrit marrëveshja për çështjen bërthamore në mes të korrikut.
Rohani e ka shprehur më shumë se një herë se asgje nuk është e përhershme, as armiqësia mes Iranit dhe SHBA-së.