Irani nuk do të fillojë operacione ushtarake kundër xhihadistëve në Irak, por është i gatshëm për ndihmë për qeverinë e Bagdadit, deklaroi sot presidenti iranian, Hassan Rohani. ”Ndërhyrja e forcave iraniaine nuk është diskutuar me qeverinë e kryeministrit, Nuri al-Maliki”, tha Rohani në një konferencë shtypi. Xhihadistët e EIIL-it kanë filluar një ofensivë të gjerë dhe ndodhen aktualisht 100 kilometra larg Bagdadit.
"Nuk ka ndodhur që nga koha e Revolucionit Islamik që trupat tona të fillojnë operacione në një shtet të huaj”, theksoi presidenti iranian.
“Të ndërhysh dhe të ndihmosh ka diferencë”, shtoi ai. Irani, aleati kryesor i Bachar al-Assadit në rajon, ka deklaruar se e ka ndihmuar regjimin sirian me gjithçka, por se nuk ka ndërhyrë me trupa në Siri.
”Irani nuk ka marrë ende kërkesa specifike nga Iraku për luftën kundër xhihadistëve. Ne jemi në pritje për ndihmë mbi bazën e rregullave ndërkombëtare si dhe të vullnetit të qeverisë dhe të popullit irakian”, deklaroi Rohani/ ATSH/
/Shqiptarja.com