Rohani: Marrëveshja bërthamore faqe e re me Iranit e botën

 Marrëveshja bërthamore, që hyri dje në fuqi, hap një faqe të re në marrëdhëniet mes Iranit dhe botës, deklaroi presidenti, Hassan Rohani në një mesazh për kombin, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve “Irna”.

“Ne iranianët, shtrijmë dorën drejt botës në shenjë paqeje dhe duke hedhur pas të gjitha armiqësitë, dyshimet dhe komplotet, do të hapim një faqe të re në marrëdhëniet e Iranit me botën”, deklaroi Rohani.

Marrëveshja bërthamore historike arritur në muajin korrik mes Iranit dhe fuqive të mëdha hyri dje në fuqi duke sjellë dhe heqjen e sanksioneve ekonomike që kanë goditur që prej disa vitesh këtë fuqi rajonale me shumë burime nafte dhe gazi.

“Marrëveshja bërthamore nuk është kundër interesit të asnjë vendi. Miqtë e Iranit janë të kënaqur dhe kundërshtarët nuk duhet të jenë të shqetësuar. Irani nuk është një kërcënim për asnjë vend, por përcjellës i një mesazhi paqeje, stabiliteti dhe sigurie në rajon dhe në botë”, shtoi ai.

Arabia Saudite dhe Izraelit janë dy vendet kryesore që kanë shprehur disa herë shqetësimet e tyre dhe kundërshtimin për marrëveshjen bërthamore, që i mundëson Iranit të forcojë qendrimin në skenën rajonale. /ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës