Roja Bregdetare Kubane vrau katër persona dhe plagosi gjashtë të tjerë në bordin e një motoskafi të regjistruar në SHBA, pas një shkëmbimi zjarri në brigjet e Kubës.

Sipas mediave të huaja, Ministria e Brendshme në Havana njoftoi se kur një anije e Rojës Bregdetare iu afrua anijes patrulluese të regjistruar në Florida për të identifikuar pasagjerët, "u qëlluan nga brenda", ku nga të shtënat mbeti i plagosur Kapiteni kubanez.

"Pas shkëmbimit të zjarrit, katër sulmues u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën", raportoi ministria kubaneze.

Në vijim të deklaratës së Ministrisë së Brendshme të Kubës thuhet se pas të shtënave "katër sulmues në bordin e anijes së huaj u vranë dhe gjashtë u plagosën. Të plagosurit u evakuuan dhe morën kujdes mjekësor".

Incidenti ndodhi në verilindje të Kanalit El Pino, në Cayo Falcones, në provincën e Villa Clara.

"Përballë sfidave aktuale, Kuba riafirmon vendosmërinë e saj për të mbrojtur ujërat e saj territoriale, bazuar në parimin se mbrojtja kombëtare është një shtyllë themelore e shtetit kuban, për të mbrojtur sovranitetin dhe për të siguruar stabilitetin në rajon", përfundon ministria.