Rojat e sigurisë bregdetare të Turqisë nuk kanë lejuar ministrin grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos që të vendosi kurora me lule në ishullin e kontestuar të Karadakut në Detin Egje.
Pas paralajmërimit të anijes turke delegacioni grek është kthyer mbrapa duke mos bërë homazhet. Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu tha ndërkohë se rojat bregdetare kishin bërë atë që ishte e nevojshme.
Burimi i mosmarrëveshjes daton që prej vitit 1996, kur Turqia dhe Greqia u përfshin në incidente ushtarake në ishujt Karadak, por pas presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të dy vendet u tërhoqën por mbetën 3 ushtar grek të vrarë. Çdo vit autoritetet greke bëjnë homazhe në nder të tre ushtarëve të vrarë në ishujt Karadak.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com