Mungesa e Rojeve Bregdetare është kthyer në një çështje e nxehtë këtë verë, pasi bilanci tragjik në plazhe sa vjen e rëndohet.
Në një kohë kur institucionet përgjegjëse luajnë ping-pong dhe justifikohen se mungojnë profesionistët, 25 vrojtues të rinj plazhesh janë certifikuar së fundmi nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.
Kjo e fundit është institucioni i vetëm në Shqipëri që trajnon, kualifikon dhe licencon Vrojtuesit e Plazhit; si dhe organizon kompeticione kombëtare të Shpëtimit në Ujë.
Pasditen se enjtes u organizua ceremonia e diplomimit të klasës se pare te vrojtuesve te plazhit.
Është diplomuar një numër prej 25 vrojtuesish në total, shumica e të cilëve punojnë pranë pishinave private dhe asnjë prej tyre në plazhe publike.
Kamera e Report Tv ndoqi nga afër ceremoninë e diplomimit të këtyre të rinjve, teksa siç shihet në këto pamje nxënësit improvizojnë momentet e shpëtimit të jetës së një personi që rrezikonte të mbytej.
Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të Federatës Italiane të Shpëtimit në Ujë, Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko, Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, si dhe Presidenti i Federatës “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Erdit Gega.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO