'Rojtari i fundit', një histori e së kaluarës që kthehet për të kafshuar dorën që e ka ushqyer

Në rubrikën tonë të librave këtë javë ju sugjerojmë “Rojtari i fundit” nga autorja franceze Gaelle Josse, të përshtatur në shqip nga Lorena Dedja. Ky roman na zhvendos në tokën e premtuar, në Amerikën e vitit 1954. Nëse do ta përshkruanim librin me një fjali do ta përshkruanim si një histori keqardhjeje që kthehet nga e kaluara për të kafshuar dorën e atij që e ka ushqyer, me dhëmbët e mprehur nga pendesa, humbja dhe vetmia.

Libri flet për ditarin e nëpunësit të fundit në Elis Ajlënd , i cili është nëpunësi i fundit në qendrën ku kanë kaluar të gjithë imigrantët nga Evropa, që nga viti 1892. Edhe pesë ditë kanë mbetur që kjo qendër të mbyllet ndaj ai ndjen nevojën të çlirohet nga disa kujtime, të cilat vijnë me dallgë, si valët e detit që përplasen pas ishullit të famshëm. Pak nga pak, na paraqiten personazhet kryesore të jetës së tij: dy gra, dy anije, dy keqardhje. Në njërën anë, Lizi, bashkëshortja e tij e dashur, dhe në anën tjetër, Nela, imigrantja nga Sardenja, me një të kaluar të çuditshme.

Kopertina dhe pjesa e pasme e librit "Rojtari i fundit"

Fantazma të tjera shfaqen në këtë kohë rrëfimesh e kujtimesh: një anarkist italian, një shkrimtar hungerez, një shok fëmijëri në Bruklin, e shumë të tjerë. Të mërguarit kanë ardhur plot me shpresë për një jetë më të mirë. Do pranohen apo jo në Amerikë: fati i tyre varej nga përgjigjet që jepnin në një pyetësor dhe nga vendimet e një nëpunësi. Në fakt, Miçëlli, funksionari i vullnetshëm, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë fat. Kjo është historia e tij: një histori që vjen nga e kaluara t’i kafshojë dorën me dhëmbët e mprehur nga pendesa, humbja dhe vetmia.

Gaëlle Josse e ka nisur veprimtarinë e saj letrare si poete dhe më pas ka botuar katër romane. Secili prej tyre ka fituar disa çmime, duke përfshirë këtu edhe Çmimin Alain-Fournier në 2013 dhe Çmimin Europian të Letërsisë, me romanin “Rojtari i fundit” në vitin 2015.

Kopertina e librit "Rojtari i fundit"

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër