Rokada në Prokurori,Ferhati:Po
zbatohet Reforma në Drejtësi

Rokada në Prokurori,Ferhati:Po<br />zbatohet Reforma në Drejtësi<br>
‘Reforma në Drejtësi ka nisur të zbatohet’. Kështu deklaroi deputetja socialiste, Klotilda Ferhati, në studion e Report Tv, teksa komentoi rokadën në Prokurori nga Kryeprokurorja Arta Marku.

“Ajo që po ndodh me drejtësinë e re, jemi në fazën e zbatimit, ka të bëjë me një kuadër të ri rregullator. Kush nuk është dakord me vendimet e markut ka të drejtat t’i kundërshtojë ato”, tha Marku.

 

Janë të gjitha provat konkrete?
Nuk jemi këtu për të bërë analizën e punës në institucione. Ata kanë pavarësinë e tyre institucionale dhe duhet të zbatojnë ligjin. Si juriste mund të them se edhe Llalla, edhe Marku, kanë detyra të përcaktuara qartë. Në ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve përcaktohet edhe organizimi i degëve. Caktimi në detyra të përkohshme është një ndër detyrat që ligji përcakton. Marku po bën sot emërime të përkohshme, kjo është një detyrë që e parashikon ligji.

Pse ka kaq shumë diskutime, polemika dhe akuza?
Akuzat, polemikat janë çështje që nuk zgjidhen me debate. Në sajë të reformës në drejtësi ka mekanizma të qartë, që përcaktojnë detyrat e institucioneve dhe mekanizmat e kundërshtimit, nëse nuk zbatohen detyrat sipas ligjit. Është shumë e qartë se një nga kompetencat e kryeprokurores është edhe caktimi i përkohshëm i titullarëve në rrethe. Ajo që ndan çështjen përfundimisht është mekanizmi ligjor. Të shkojnë në gjykatë, por nuk mund të hedhin baltë mbi titullarin me fjalë e aludime.

Është paditur Marku, madje kërkohet kontroll psikik i saj ...
Kjo janë mjete që ligji ja lë në dorë kujtdo, që pretendon se i janë cenuar të drejtat. Nuk na shqetëson kjo. Do isha e shqetësuar, nëse titullarët nuk do të përdornin mjetet ligjore. Janë institucionet që zgjidhin çështjet. Akuzat ndaj Markut janë qesharake. Marku ka për detyrë t’i përgjigjet vetëm ligjit dhe ta zbatojë atë. Marku është një prokurore karriere, që e njeh ligjin. Ajo ka përgjegjësi të zbatojë ligjin.

Rrezikohet KLGJ dhe KLP?
Kuvendi është duke bërë detyrën e vet, maksimumin, është në efiçencë të plotë për të ngritur KLP dhe KLGJ, proces që do bëhet në ditët në vijim. Do të zbatohen të gjitha afatet ligjore, do punohet me ritme të shpejta, në mënyrë që sa i takon Kuvendit të ngrihen organet e drejtësisë.

S’do ketë ngërç kur të ngrihen organet?
Po punohet që të mos ketë më asnjë ngërç.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)