Një sërë lëvizjesh dhe emërimesh të reja janë bërë në radhët e Policisë së Shtetit, duke sjellë ndryshime në drejtimin e disa komisariateve kryesore në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Rokada ka prekur strukturat policore në kryeqytet, si dhe në Vlorë, Korçë, Krujë, Lezhë, Laç, Shijak, Dibër, Mirditë, Mat dhe Bulqizë. Sipas burimeve në radhët e bluve janë bërë gjithsej 65 lëvizje.
Një nga lëvizjet më të rëndësishme është emërimi i Feliks Hodës në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Hoda mbante më parë detyrën e shefit të Komisariatit nr. 4 në Tiranë.
Lëvizjet e fundit vijnë në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e menaxhimit dhe efektivitetit të strukturave vendore të policisë.
Komente






