Burim Kukeli ka lënë drejtimin e ekipit U-21 të Grasshopers, duke u bashkuar në stafin e ekipit të parë të zviceranëve. Prej disa muajsh, ish-mesfushori i Kombëtares drejtoi moshat e këtij ekipi, duke marrë më shumë përvojë pas aventurës te Kriens, Uil apo edhe Sion.
Tanimë Kukeli do jetë pjesë e stafit të trajnerit Bruno Berner, me synimin që është kreu i tabelës në kampionat. Vendin e tij si trajner i U-21 të këtij ekipi do e zërë Sero Noka, shqiptari tjetër që më parë ka qenë pjesë e stafit të Laçit.
“Grasshopper Club Zurich ka kënaqësinë të promovojë Burim Kukelin nga U21 në ekipin e parë”, thuhet në deklaratën e klubit, që ndër të tjera sjell në vëmendje kohën kur Kukeli luante në Kampionatin Europian, në krah të Amir Abrashit, kapitenit aktual të skuadrës.