TIRANE- Ambasadori i grek vend që ka presidencën e radhës të BE, Leonidas Rokanas deklaroi se pakti detar s’është kusht për Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në të njejtën linjë ishte dhe ambasadori i BE, Ettore Sequi. Në konferencën për shtyp ku u prezantuan prioritetet e presidencës greke të BE për 6 muajt e parë të 2013 Rokanas tha se prioritet është zgjerimi i BE. Pyetjes se a do marrë zgjidhje çështja e ujrave gjatë presidencës greke ai u përgjigj se nuk hyn në detaje, por saktëson se kjo nuk ndikon në udhën e Shqipërisë drejt BE. “Nuk ka lidhje mes kësaj çështje si kusht për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Nuk dua të bëj koment për këtë çështje, po flasim për BE. Por dua të bëj një koment për BE: Çështjet që kanë mbetur do të zgjidhen në frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë së mirë.
Çështja e zonave ekonomike ekskluzive është e rëndësishme. Nuk mund të hyj në detaje sa i takon çështjeve mes dy vendeve”, tha ambasadori grek. Rokanas u shpreh se nuk ishin forcat ekstremiste që ndikuan në refuzimin e dhënies së statusit, por ishin euroskepticistët. “Nuk mund të flas në mënyrë zyrtare, por presidenca greke dhe shumë udhëheqës kanë thënë se ekziston ajo qe ne e quajmë euroskepticizëm, nuk do të thoja ekstremizëm, nuk do të thoja ultra-nacionalistë, janë elementë përkufizues të BE dhe natyrisht për këtë do të ketë një debat shumë të thellë e serioz sidomos në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Le të mos vëmë theksin vetëm tek ekstremizmi por euroskepticizmi. Ky element s’ka luajtur një rol përkufizues në vendimin e Këshillit në muajin dhjetor.
Jo, statusi nuk u refuzua, u tha që ne na duhet një historik më i gjerë. Jo vetëm raporti i Komisionit, por dokumenti i strategjisë është shumë pozitiv për Shqipërinë”, tha Rokanas. Ndërkohë që Ambasadori i BE Sequi tha se ky 6 mujor është i rëndësishëm sepse do të merret një vendim për statusin e Shqipërisë. “Konkluzionet e Këshillit Europian kanë thënë fare qartë se nuk ka kushte. Kërkohet konsolidimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe është qëndrimi i të gjithë shteteve anëtare. Është i rëndësishëm që dialogu me BE të mbahet gjallë.
Jemi të siguruar se Greqia do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje. Dialogu konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat do të jetë kyç për integrimin. Ky është një angazhim i përbashkët”, tha Sequi duke cilësuar prioritetet e presidencës greke ambicioze dhe impenjative. Deklaratë kjo e mbështetur dhe nga Rokanas që tha se zgjerimi është politikë kyçe e BE me të cilën promovohet demokracia dhe stabiliteti në Europë.
Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com