Roland Bejko ironizon Berishën e Metën: Përballë tyre, Rama nuk ikën! Dalin e flasin për protesta të mëdha kur kanë 5 të pranishëm! E djathta s’ka të ardhme me ‘non grata’

Roland Bejko i cili kandidon nën siglën e PD për bashkinë Tiranë, ka zgjedhur të njëjtin orar si Sali Berisha për të mbajtur një takim me demokratët e degës nr.10 në Tiranë. Ai nuk ka kursyer ironinë për Sali Berishën dhe Ilir Metën duke thënë se ngrihen e njoftojnë protesta sa herë që iu bien aksionet tek Edi Rama.

Po ashtu ironizon fjalët që përdor Berisha se bën protesta madhështore pasi sipas Bejkos, ka numër shumë të ulët personash të pranishë. Teksa akuzon Berishën për përcarjen e PD dhe bën thirrje që të mos e lënë partinë në dispozicion të ‘non gratë-s’ se nuk ka të ardhme me të.

“Në Shkodër kushdo që fiton, Edi Rama, Sali Berisha apo Ilir Meta se kanë krushqinë e re, humbasin demokratët. Ata janë në Tiranë. Ditën zihen, njoftohen revolucione dhe sa u bien aksionet te Edi Rama, mbledhin revolucione me Ilir Metën, fillon dhe Berisha me gjuhë hiperbolike, thotë protesta më e madhe kur ka vetëm 5 veta aty. E bën për ekranet. E kupton ku jemi katandisur. Të gjithë në shërbim të Berishës. Pse na urrejnë ne që nuk kemi asnjë lidhje me komunizmin por vimë nga populli, për të mos thënë nga të përndjekur politik.

E kemi për detyrë ta ruajmë PD se e dimë që nuk ka të ardhme me ‘non grata’. S’ka të ardhme pa SHBA e BE”, tha Bejko.

I shoqëruar nga disa deputetë të PD, Bejko tha se përsakohë Rama do të ketë përballë Berishën e Metën, nuk rrëzohet nga pushteti. 

"Ditën bëjnë sikur zihen. Nuk e kam vetëm me Berishën. Me atë e kam se ndau PD, i qëndruam në krah në ditë të vështira dhe e çoi PD në këtë derexhe. Po e lëmë një moment Ramën, megjithatë fijet na çojnë prap atje tek ai për ndërtimin e kullave, prishjen e banesave, kjo është mafia, kjo është krimi", tha Bejko.

Kandidati i Tiranës shigjetoi edhe kundërshtarin e tij të dalë nga opozita për garën e kryeqytetit, Belind Këlliçin.

"E mori Belon dhe e nxorri kandidat të Ilir Metës. E hoqën atë djalin që mund të fitonte përballë Veliajt se ishte i pastër dhe vendosën Belon. Pse e vendosën? Se është i familjes", tha Bejko.

Programin për Tiranën, Bejko do ta prezantojë të martën, ndërsa një ditë më parë ai zbuloi sloganin e fushatës “Frymëmarrje për Tiranën”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zari: 15/04/2023 23:26

    O Lando, sulsese se me ty do ket luft lali leku se per Belo zhapziun se rru njeri

    Përgjigju
  • Visi: 15/04/2023 22:13

    Cjane kete pupacer more!? Mire qe punen e spiunit nderkombetar e bejne me para dhe pa para por as nje cik dinjitet??? Propogande kunder ....opozites.

    Përgjigju
  • Landi: 15/04/2023 16:40

    Shko mor i paudhe. Ty as familja jote ste voton se ja jep lali lekut. Fitues i madh ti edhe na tregon ne demokracine.shko ik gris b..en mizerje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik