Roland Bejko mbyll fushatën: Tirana është në rrezik! Rama, Meta, Berisha e oligarkët i kanë zënë frymën! Të dielën votoni kundër masakrës së kryeqytetit

Roland Bejko mbyll fushatën: Tirana është në rrezik! Rama, Meta, Berisha e oligarkët i kanë zënë frymën! Të dielën votoni kundër masakrës së kryeqytetit

Roland Bejko

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko mbylli fushatën për 14 majin. Në takimin përmbyllës të fushatës, me përfaqësues të Partisë Demokratike e demokratë, Bejko tha se Tirana gjendet në rrezik, pasi Erion Veliaj dhe Edi Rama po përpiqen që ta shkatërrojnë kryeqytetin dhe ta betonizojnë. Ai tha trekëndëshi i Bremudës, Rama, Meta e Berisha, janë ulur këmbëkryq mbi kryeqytet dhe bashkë me oligarkët nuk e lënë të marrë frymë.

“Kryeqyteti ynë, Tirana, gjendet në rrezik të lartë. Si nga kryebashkiaku aktual dhe padroni i tij që kanë në plan ta shkatërrojnë më tej, ta bëjnë edhe më të pajetueshëm, edhe më të betonizuar, edhe më të padrejtë. Por edhe nga çiraku tjetër i Berishës dhe Metës, me propozime qesharake, që mund të shërbejnë si lojëra fëmijësh, por kurrsesi si premtime serioze për qytetarët, familjet dhe komunitetet e Tiranës. Trekëndëshi famëkeq Rama-Berisha-Meta është ulur këmbëkryq mbi kryeqytet dhe bashkë me oligarkët nuk e lënë të marrë frymë”, u shpreh Bejko.

Roland Bejko i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të në mënyrë që të ndalet masakra në Tiranë. Ai tha se të dielën qytetarët duhet të votojnë kundër korrupsionit 30-vjeçar të Ramës, Berishës e Metës, për të cilët thotë se janë bashkë.

“Unë ju kërkoj të votoni për mua jo vetëm si njohës i mirë dhe me përvojë të gjatë në çështjet e pushtetit vendor. Jo vetëm si përfaqësuesi i vetëm i djathtë në këto zgjedhje, ku qytetarët përballen me 5 alternativa të tjera të majta. Por unë ju kërkoj të votoni për të mos lejuar që masakra mbi Tiranë të vazhdojë; ju kërkoj të votoni kundër atyre që e trajtojnë Tiranën si plaçkë për ta ndarë; ju kërkoj të votoni kundër korrupsionit 30 vjeçar, përfaqësuesit e të cilit janë bërë bashkë dhe mbrojnë njëri-tjetrin. Rama mbron Berishën dhe e mban në politikë; Berisha mban Metën në politikë; dhe të dy bashkë, Berisha dhe Meta, bashkëfitonjësit, mbajnë Ramën në pushtet”, tha Bejko.

Në fund, Bejko u mbylli fjalën duke thënë se 14 maji nuk ëhstë rrugëtimi i fudnit i Partisë Demokratike, por më pas do të futen në një proces rindërtimi të partisë.

“E megjithatë, 14 Maji nuk është fundi i rrugëtimit tonë. Është vetëm etapa e parë drejt rindërtimit të një Partie Demokratike qartësisht të djathtë, qartësisht demokratike, qartësisht euroatlantike. Fitorja jonë e parë është arritur që tani, ne flasim sot me njëri-tjetrin lirshëm, siç nuk kemi folur dot prej 30 vjetësh. Liria është statuti ynë. Pas këtyre zgjedhjeve Partia Demokratike do të hyjë në një proces rindërtimi për të cilin ka shumë nevojë”, u shpreh Bejko.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani