Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka vijuar takimet me banorët e Tiranës në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Kësaj here, Bejko u ndal në zonën e Ali Demit, ku ka dëgjuar edhe shqetësimet e banorëve. Bejko u ndaj në projektvendimin për prishjen e banesave mbi 50-vjeçare që paraqesin rrezik.
Bejko tha se nëse do të zgjidhet kryetar bashkie më 14 maj, do të bëjë gjithçka për bllokimin e këtij projektvendimi. Ai u tha qytetarëve, se vërtetë nuk ka mundësi kryebashkiaku që të bllokojë parlamentin, por ai ka fuqi që të çojë qytetarët e në protestë kundër atij projektvendimi. Për Bejkon, ky projektvendim ka një qëllim të vetëm, që Erion Veliaj dhe oligarkët e tij të ndërtojnë kulla në Tiranë.
“Kjo nuk është as më shumë e as më pak, një skemë e oligarkëve, për të prishur banesat e qytetarëve pasi ju prishën hapësirat publike. Kush vjen këtu te lagja juaj, shikon që ka disa hapësira që kanë ngelur që nga koha e komunizmit dhe unë besoj se ata duhen ti zënë. Prandaj ata duhet që të prishin banesat tuaja dhe të bëjnë kullat e larta, pasi ka disa standarde që për të bërë një kullë duhet sipërfaqe e madhe poshtë. Për të justifikuar zonën e gjelbër. Me fitoren time nëse qytetarët më votojnë, do të iki kjo frikë, jo se kryetari i bashkisë do bllokojë parlamentarin ose qeverisë, por kryetari i bashkisë ka fuqi, që ti çojë qytetarët në këmbë, që ti çojë në këmbë kur abuzohet. Sepse unë nuk jam çiraku i askujt. Unë nuk jam çiraku askujt, dhe nuk kam nga mbrapa, as Çetin, as Samirin as Bashkim Ulaj”, tha Roland Bejko.
Bejko sulmoi tre krerët e politikës Ramën, Berishën e Metën se teksa ditën bëjnë beteja politike, natën ndajnë pushtetin me njëri tjetrin. Ai u kërkon shqiptarëve t’i japin një grusht të fortë regjimit më 14 maj, duke refuzuar PS e koalicionin Meta-Berisha dhe duke votuar Partinë Demokratike.
“S’ka ndryshim mes Ramës, Metës dhe Berishës, ai posteri është treguesi më i mirë që janë bashkë. Nuk ndahet nga Berisha dhe meta, se me ata qëndron s atë dojë në pushtet. Vijën për të bërë revolucion, parkojnë makina që u kushtojnë nga 100 mijë euro dhe ju bashkohen më pas atyre që vijnë nga rrethet me një sandiuç të paguar, ose me autobusin e paguar. Rama nuk ndahet dot naga ata. Me ata e fiton pushtetin, sa herë të dojë. Ata ndajnë lejet e ndërtimeve. E kanë marrë Tiranë, e kanë ndarë në parcela, ditën bëjnë sikur zihen për demokracinë, e të varfrit dhe natën bëjmë kompromise të kodra e diellit, ku banon Erion Veliaj”, tha Bejko.
Në takimin me qytetarët Bejko shpalosi premtimet e tij për shkolla e kopshte jo më larg se 15 minuta dhe parkingje mbi e nëntokësore në çdo lagje.
/IK ME/,mos ja ke vene syrin ndonje pallati 50 vjecar dhe kerkon te ndertosh kulle ne vend te tij?
PërgjigjuIk me pall...sju vjen turp...do bllokosh ti...
Përgjigju