FRANCË - Jannik Sinner kalon pa problem në raundin e 1/8-tave të 'Roland Garros' teksa italiani eliminoi pa shumë lodhje rusin Pavel Kotov. Ky i fundit u dorëzua në tre sete me shifrat identike 4-6, 4-6, 4-6 në një ndeshje që zgjati për 2 orë e 29 minuta.
22-vjeçari italian vazhdon kështu rrugëtimin fantastik në tokën pariziene teksa deri më tani në tre ndeshjet e zhvilluara nuk ka humbur asnjë set, duke zhdukur çdo dyshim për atë dëmtim në hije para se të niste turneu. Në raundin e 1/8-tave, Sinner do të përballet me fituesin e çiftit Moutet-Ofner.
70% of Earth is covered by water, the rest by Sinner ????#RolandGarros pic.twitter.com/jnTVRRTuM0
— Roland-Garros (@rolandgarros) May 31, 2024