Pas stuhisë mediatike që pati lajmi i strehimit të romëve në zyrën e Avokatit të popullit, si pasojë e djegies së barakave të tyre disa muaj më parë, në zonën e stacionit të trenit, bashkia e Tiranës ka vendosur të reagojë. Bashkia e Tiranës ka vendosur ti jap një strehë të përkohshme romëve, duke i strehuar në palestrën e shkollës “1 maji”.
“Në bashkëpunim me partnerët socialë, Bashkia do të krijojë kushtet e nevojshme jetike për këta persona. Ndërkohë, Bashkia ka siguruar çadra dhe mjete të tjera të nevojshme, në raste të ngjashme emergjencash”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Bashkia e Tiranës sqaron më tej se “është e ndjeshme ndaj këtij fenomeni dhe ka ngritur një grup pune, që do të trajtojë në vazhdimësi emergjenca të kësaj natyre”. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com