Romët e pastrehë, Pirani: Situata
të ndiqet në rrugë ligjore

Romët e pastrehë, Pirani: Situata<br />të ndiqet në rrugë ligjore
TIRANE- Mbi 37 familje rome ndodhen aktualisht të bllokuara në një kantier ndërtimi, ku pritet të ndërtohet një pallat, pikërisht në truallin ku ata kanë vendosur barakat e tyre prej 15-20 vitesh. Ndërtuesit e pallatit kanë rrethuar truallin në mënyrë që të vijojnë punimet duke bllokuar këta banorë të komunitetit rom në rrugën e Kavajës.
 
I ftuar në Tv “A1 Report”, eksperti i Avokatit të Popullit, Erind Pirani, tha se lidhur me këtë çështje, institucioni i Avokatit të Popullit i ka dërguar dy shkresa bashkisë së Tiranës, duke kërkuar ndërhyrjen e këtij institucioni për t’i dhënë zgjidhje problemit të 55-60 familjeve rome që banojnë në këtë kamp. Por sipas tij, ende nuk ka ardhue një përgjigje nga Bashkia e Tiranës.
 
Pirani tha se këto familje vuajnë kushtet minimale të jetesës dhe nuk kanë mundësi punësimi për të siguruar të ardhura.
 
“37 familje momentalisht ndodhen të bllokuara, 100 fëmijë janë të mitur, të cilëve nuk u ofrohen nevojat kryesore të jetesës, dhe gra e burra të këtyre familjeve nuk u mundësohen kushte për punësim dhe mbijetesë, sidomos në këto ditë të nxehta. Kemi kërkuar ndërhyrjen e Bashkisë. Në rrugën e Kavajës ndodhen këto famiilje që kërkojnë zgjidhje të problemit të tyre. Ne kemi kërkuar ndërhyrjen e strukturave të bashkisë, i jemi drejtuar Bashkisë së Tiranës me një shkresë të dytë ditën e sotme për gjetjen e rrugëve ligjore. Kemi monitouar sjelljen e organeve të administratës publike që janë të përfshira në këtë proces, Bashkia e Tiranës, dhe komisariati numër 2 në Tiranë”, u shpreh Pirani.
 
Sipas ekspertit të Avokatit të Popullit, “banorët romë kanë dorëzuar denoncimet e tyre në këtë komiasariat për kërcënimet që i janë drejtuar nga përfaqësues të subjektit ndërtues, të cilët po ndërtojnë pallatet e banimit në këtë zonë”.
 
Pirani theksoi se Avokati i Popullit nuk është kundër sipërmarrjes private, por kërkon zbatimin e detyrimeve ligjore nga ana e tyre. Ndërsa u shpreh se ndërhyrja e kryeministrit në detyrë do të vinte në lëvizje institucionet përgjegjëse.
 
“Ne gjykojmë se situata të tilla duhet të jenë një hap konkret që ‘Stacioni i Trenit’ të mos përsëriten situata të ngjashme. Ndërhyrja e kryeministrit në detyrë do të ishte me vend për të vënë në lëvizje të gjithë këtë ingranazh, të gjitha institucionet përgjegjëse, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje problemeve të këtij komuniteti në këtë kamp”, u shpreh Pirani.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq