Pas 12 ditësh të strehuar në zyrat e Avokatit të Popullit gjendet një zgjidhje për strehimin e 8 familjeve rome. Largimi i tyre nga institucioni i Avokati të Popullit është bërë nën kujdesin e shoqatës “Romani Baxt Albania” për tu strehuar në një godinë në zonën e Kinostudios.
Godina do të jetë streha e përkohshme për familjet rome deri kur të përfundojnë punimet në ambientet e paracaktuara nga Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale. Ambjentet e reja parashikohen të përfundojnë pas një muaji.
Ndërkohë Avokati i Popullit ka shprehur angazhimin maksimal për ngritjen e Task Forcës së përbashkët me Bashkinë e Tiranës për regjistrimin e plotë të këtij komuniteti. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com