Romë, zbulohet një shtëpi luksoze
e cila i përket shekullit të dytë

Romë, zbulohet një shtëpi luksoze<br />e cila i përket shekullit të dytë<br>
Një shtëpi luksoze është zbuluar në Romë, që daton nga koha e perandorit Adrian dhe është zbuluar gjatë gërmimeve të një linje të re të metrosë.

Rrënojat e "shtëpisë së komandantit" datojnë nga shekulli i dytë pas Krishtit, u zbuluan gjatë punës në stacionin e metrosë në qendër të qytetit.

"Ne besojmë se kjo është shtëpia ku komandanti i kazermës jetoi dhe bëri gjumë pas punës", tha kreu i Agjencisë romake për ruajtjen e monumenteve, Francesco Prosperetti dhe sqaroi se shtëpia është 300 metra katrorë dhe është zbuluar rreth 12 metra nën nivelin e rrugës.

Ndërtesat e plotë me mozaikë të pasur dhe dekorime muri, ka 14 dhoma, duke përfshirë një banjo me ujë të ngrohur, do të zhvendoset për të lejuar punimet e metrosë.

“Kur tunelet nëntokësore do të përfundojnë, zbulimi arkeologjik do të kthehet", njoftoi ai.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij