Roma beson te përmbysja e madhe
në Madrid, Reali gati për spektakël 

Roma beson te përmbysja e madhe<br />në Madrid, Reali gati për spektakël 
Sonte do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Realit të Madridit dhe Romës në Spanjë. Akti i parë në Itali përfundoi 2-0 për 10 herë kampionët e Europës, por trajneri i Romës beson te përmbysja e madhe edhe pse duket thuajse e pamundur.
 
“I kam kërkuar ekipit që të bëjmë të pamundurën. Ne nuk duhet të jemi të dobët mendërisht dhe të luajmë për të humbur edhe pse përballë kemi Realin e Madridit.
 
Ne duhet të kontrollojmë ndeshjen dhe të jemi më agresiv, duhet të ndryshojmë”tha Spaleti.
 
Në krahun tjetër, Reali është më i fortë se kurrë për momentin, pasi rikthehet Bale dhe vjen pas fitores së thellë nga Celta Vigos 7-1. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj