Në pjesën e dytë të dy ekipet tentuan që të shënonin, por deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit gjithçka mbeti e pandryshuar. Juventusi fiton më lehtë sesa pritej me Lacion 0-3 me golat e Pogba dy herë dhe Tevez duke mbajtur vendin e pare.
La Liga
Në Spanjë Reali i Madridit përfundimisht mund të cilësohet me plot gojën dhe me bindje se është një makineri golash këtë edicion, teksa edhe ndeshjen e fundit ka shpartalluar Eibar jashtë fushe 0-4.
Golat për ekipin e drejtuar nga Anceloti u shënuan nga James, Ronaldo dy herë dhe Benzema. Ronaldo me dy golat përballë Eibar arrin në shifrën e 20 të tillëve në 11 ndeshje, pasi përballë Real Sociedad ishte dëmtuar.
Barcelona është përgjigjur me fitoren 5-1 ndaj Seviljas, por i rëndësishëm ka qenë 3 golëshi i Mesit që bëhet golashënuesi më i mirë i La Ligas me 253, kundrejt 251 që ishte rekordi i Zarras. Edhe kampionët e Atletikos fituan 3-1.
d.b/shqiptarja.com