Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të hënën dy ndeshjet e radhës për raundin e 24-t. Sfida e fundit e kësaj jave, ajo mes Milanit dhe Comos do luhet më 18 shkurt në orën 20:45, e spostuar me disa ditë për shkak të Olimpiadës Dimërore 'Milano Cortina 2026'.
Dje në mbrëmje, Atalanta mposhti 2-1 Cremonesen, ndërsa Roma fitoi pastër 2-0 kundër Cagliarit. Pas këtij raundi është Interi me 58 pikë që prin tabelën e klasifikimit.
Në 'Olimpico', vendasit e Romës nuk e patën të vështirë të fitonin 2-0 kundër Cagliarit. Për djemtë e Gasperinit autori i dy golave ishte Donyell Malen, afrimi i merkatos së janarit. Holandezi 27-vjeçar shënoi në minutat 25 dhe 65 për të rikthyer Romën te fitorja pas dy takimeve. Me këtë sukses verdhkuqtë janë në pozitën e pestë, por me pikë të barabarta (46) me Juventusin që për momentin ndodhet në zonën Champions.
Në Bergamo, Atalanta dominoi dhe fitoi 2-1 kundër Cremoneses. Pasi eliminuan Juven nga Kupa e Italisë, zikaltërit e Palladinos morën suksesin e plotë edhe në Serie A. Krstovic dhe Zappacosta në minutat 13 dhe 25 ishin autorët e golave. Ndërkohë, në shtesën e parë të ndeshjes kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, shënoi golin e tretë për vendasit, por gjithçka u anulua pas rishikimit të pamjeve në VAR (video assistant referee). Më pas Thorsby shënoi golin e nderit për miqtë. Me 39 pikë Atalanta mban pozitën e shtatë në Serie A.
Serie A, raundi 24:
E hënë, 09 shkurt 2026
Atalanta 2-1 Cremonese
Roma 2-0 Cagliari
Renditja:

Komente