Roma magjike mbrëmjen e 27
Nëntorit me violinën e Olen Cesarit

Roma magjike mbrëmjen e 27<br />Nëntorit me violinën e Olen Cesarit
Lucio Dalla e konsideronte si një nga violinistët më të mëdhenj sot për sot në botë dhe Olen Cesari, durrsaku që bëhet një me violinën kur intepreton, është një gjeni i lindur që mban lart, shumë lart emrin e Shqipërisë.

Nuk janë të shpeshta koncertet e tij, pak e kemi shijuar edhe në Tiranë, por të enjten, 27 Nëntor bashkë me International Clandestine Orchestra do të jetë në një superkoncert në Romë, në sallën Sinopoli në Parkun e Muzikës në kryeqytetin italian.

Sot në mëngjes ishte i ftuari i Fiorello-s në emisionin e tij në Radio Rai Uno. Olenin e duan shumë jo vetëm në Itali, por fama e tij dhe puna e tij është kontinentale, ashtu si dhe ndjeshmëria e tij për tema prekëse globale.

“Zgjodha detin si kornizë të spektaklit tim – tregon Olen Cesari për koncertin e tij – jo vetëm sepse kam lindur në Durrës, por edhe për të sensibilizuar spektatorët për të respektuar dhe dashuruar ambientin. Pikërisht deti gjithmonë e më shpesh po shndërrohet në mënyrë tragjike në varrin e mijëra emigrantëve dhe të shpresës së tyre për një të ardhme më të mirë. Këtyre shpirtrave ua dedikojmë koncertin”.

I shoqëruar nga grupi i tij , International Clandestine Orchestra (ICO), Olen Cesari ka intepretuar versionin live të “Unexpected” në tur në Europë me vlerësime të larta të kritikës dhe pritje të jashtëzakonshme nga ana e publikut. Banda e Olen Cesarit është multietnike e përbërë nga gjashtë muzikantë të gjashtë kombësive të ndryshme me prejardhje nga 3 kontinente: Shama Milan, një nga këkgëtarët më të mëdhenj kubanë, anëtar i Sestetto National de Cuba; në piano “mister harmonia” afrikanojugori Michael Rodi; periuviani “mijëra duar” Gabriel Gagliarini; në bas dhe kontrabas napoletani Paolo Cozzolino, një nga ekspertët më të mëdhenj të muzikës napoletane; në bateri, argjentinasi Raul Sceba.

olen cesari

Duke uruar që një koncert të tillë ta kemi dhe një ditë në Tiranë, njoftojmë dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë në Romë dhe rreth saj, që me një biletë që kushton vetëm 15-25 euro, mund të shijojnë një mbrëmje magjike dhe të rrallë me 27 nëntor në sallën Sinopoli në Parkun e Muzikës në kryeqytetin italian.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja