Roma mposht Torinon,konsolidon
vendin e 3, fiton edhe Schalke 04

Roma mposht Torinon,konsolidon<br />vendin e 3, fiton edhe Schalke 04<br>
Pas fitores bindëse në transfertën e vështirë ndaj Napolit, skuadra e Romës ka hedhur një tjetër hap të sigurtë, drejt sigurimit të një vendi në zonën Champions. Këtë herë, në “Olimpico”, Roma arriti të merrte pikët e plota në sfidën kundër Torinos së vendit të nëntë, pas fitores 3:0. 

Në pjesën e parë rrjetat ngelën të paprekura, teksa portieri brazilian Alisson, arriti t’i mohojë në 2-3 raste golin skuadrës së Torinos. Në pjesën e dytë Roma u kthye më vrullshëm dhe në minutën e 56 arriti të zhbllokonte rezultatin me anë të mbrojtësit grek, Manolas.

Pak minuta më vonë, në të 73-ën, kapiteni Daniele De Rossi shënoi edhe golin e dytë per kryeqytetasit, ndërsa në minutat shtesë Pellegrini vulosi fitoren duke shënuar golin e tretë dhe të fundit për këtë sfidë. Me këtë fitore, Roma ruan vendin e 3-të, me 56 pikë, 4 më tepër se Lazio ndjekëse e vendit të katërt. 

Gjermani, Schalke vijon marshimin
Ndërsa në Bundesligë Schalke 04 vazhdon me fitore duke siguruar të katërtën radhazi dhe konsolidon pozicionin e dytë në renditje me 46 pikë. Schalke 04 mundi në transfertë 1-0 Mainz me golin e shënuar nga Caliguri në minutën e 55-të.

 

Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament