Ekipi i Juventusit është shpallur kampion në Seria A italiane.
 
Kjo pasi ekipi i vendit të dytë, Napoli, është mundur në minutën e 89-të nga Roma, me rezultatin 1 me 0.
 
Kur kanë mbetur edhe tri javë nga mbyllja e kampionatit bardhezinjtë janë shpallur kampion pasi diferenca me napolitanët është 12 pikë.
 
Kujtojmë që Juventus fitoi mbrëmjen e djeshme në trasfertën e Firencës, ku mundën 2 me 1 Fiorentinën.
 
Heroi i takimit ishte portieri Xhixhi Bufon i cili priti një penallti në minutën e 90-të kur ekipi i tij ishte në avantazh. Ky është titulli i 34-të dhe i pesti radhazi që fitohet nga bardhezinjtë e Masimiljano Alegrit.
 
Ky është trofeu i dytë për të nën drejtimin e ekipit. Përvec daljes nga gara për titullin Napoli i Benitezit rrezikon dhe vendin e dytë që të çon direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
 
Me fitoren e sotme Roma e vendit të tretë ka ngushtuar në dy pikë diferencën me Napolin. Megjithatë kujtojmë që vendi i tretë në Seria A shkon në fazën e play offit të Ligës së kampioneve. Matematikisht për këtë vend luan dhe Interi.
 

juve

Redaksia Online
Shqiptarja.com