Një zjarr i madh ka përfshirë kryeqytetin italian Romën, duke shkaktuar një re të madhe tymi. Të frikësuar banorët kanë lënë shtëpitë, ndërsa autoritetet kanë evakuuar 4 pallate. Kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri tha se situata është nën monitorim dhe nuk dihet nëse janë episode me motive kriminale apo nga pakujdesia.
Ngjarja ndodhi teksa në Romë pritej koncerti i grupit muzikor Maneskin, me mbi 70 mijë bileta të shitura. Në terren janë 25 ekipe zjarrfikësish me 100 efektivë, ndërsa rënia e zjarrit ka shkaktuar bllokim qarkullimi në zonë.
“Zjarret që kanë goditur qytetin ditët e fundit janë një sekuencë episodesh që po vënë në provë Romën dhe banorët. Ne po monitorojmë vazhdimisht situatën dhe ende nuk e dimë nëse janë episode me origjinë kriminale apo vetëm nga pakujdesia. Nuk është koha për spekulime dhe përçarje politike. Është koha e unitetit, e afërsisë me romakët e prekur dhe e vendosmërisë për të mos u frikësuar dhe për të ecur përpara në rrugën e modernizimit dhe rinisjes së Romës. Në Romë, një dorë keqdashëse po shfaqet pas zjarreve të ditëve të fundit. I bëjmë thirrje hetuesve që të bëhet një qartësi e plotë për natyrën e këtyre ngjarjeve. Kryeqyteti i Italisë nuk mund të jetë peng i askujt”, shkruan në Facebook kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri.