Roma ka triumfuar në derbin ndaj Lazios duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4:1.
Skuadra e Luciano Spallettit ka vazhduar me formën e mirë edhe në javën e 31-të në Serie A duke fituar bindshëm ndaj “rivalëve të përjetshëm”.
Serinë e golave për Romën e çeli blerja e Janarit, Stephan El Shaaraëy, ndërsa më pas shënuan edhe Edin Dzeko, Alessandro Florenzi si dhe Diego Perotti. Për Lazion, golin e nderit e shënoi Marco Parolo.
Në anën tjetër, Milani ka pësuar humbje në transfertë. Skuadra e Sinisa Mihajloviç është mposhtur 2:1 nga Atalanta, duke mos ruajtur epërsinë që krijuan pas vetëm pesë minutave lojë ku Luiz Adriano shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Më pas, historia foli për vendasit të cilët e përmbysën ndeshjen.
Mauricio Pinilla barazoi në minutën e 44, derisa Alejandro Daro Gomez shënoi golin e tri pikëve në minutën e 62-të, duke i çuar shifrat në 2:1, rezultat i cili nuk ndryshoi deri në fund.
Pas fitores ndaj Lazios, Roma ka grumbulluar 63 pikë dhe i ofrohet në vetëm katër pikë vendit të dytë që e mban Napoli. Këta të fundit u befasuan nga Udinese duke u mposhtur me rezultat 3:1. Në këtë takim, sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, u ndëshkua me karton të kuq.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com