Roma zyrtarizon se rinovon marrëveshjen me trajnerin Daniele De Rossi që kishte kontratë deri në fund të sezonit.

Rezultatët kanë bindur drejtuesin që De Rossi të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.

Rinovimi vjen në të njëjtën ditë kur Roma pret Milanin për ndeshjet e kthimit çerekfinale te Europa League.

De Rossi mori vendin e Mourinhos, pasi klubi u detyrua të shkarkonte portugezin për rezultate të dobëta. Roma ndodhet në vendin e pestë në kampionat dhe është një hap pranë gjysmëfinales në Europa League.