Roma shtyp Milanin në “San Siro”
e mposht 4 me 1 dhe ngjitet e dyta

Roma shtyp Milanin në “San Siro”<br />e mposht 4 me 1 dhe ngjitet e dyta
Në ndeshjen e fundit të javës së 35-të të Serisë A Roma shkatërroi Milanin duke e mposhtur 4-1 në “San Siro”.
 
Pas këtij trepikëshi verdhekuqtë ritkhehen në vendin e dytë të kampionatit duke kaluar Napolin.
 
Pjesa e parë e skuadrës së Spalletit ka qënë perfekte pasi ka marrë një avantazh të dyfishtë me dy gola mjaft të bukur të boshnjakut Edin Dzeko që tund rrjetën në minutat 8 dhe 28-të.
 
Më pas në pjesën e dytë në minutën e 76-të Milani ngushton diferencën me Pasalic por vetëm kaq. Roma shënon edhe dy herë të tjera me El Shaarawy dhe De Rossi me penallti.
 
Roma e mposht Milanin 4-1 duke marrë fitoren e dytë në “San Siro” për këtë sezon pasi edhe Interin e ka mposhtur.
 
Javën e ardhshme luhet superndeshja Roma-Juventus ku bardhezinjtë me një pikë shpallen kampionë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje