Roma vendos përfundimisht për të
ardhmen e kapitenit legjendar, Totti

Roma vendos përfundimisht për të<br />ardhmen e kapitenit legjendar, Totti
‘Rilindja’ e kapitenit në ndeshjet e fundit në kampionat duket se ka bindur Presidentin e Romës, Pallota për t’i ofruar rinovimin e kontratës të paktën edhe për një vit tjetër Francesko Tottit.
 
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa për një gjë të tillë është bindur edhe trajneri Spaleti.
 
Para disa javësh mediat italiane raportuan se mes trajnerit dhe kapitenit kishte një përplasje në dhomat e zhveshjes pas tensionit të lartë për rezultatet negative, por rinovimi shuan të gjitha zërat për polemika.
 
Kontrata e parë e Francesko Tottit është firmosur në 1996, ndërsa edicioni 2016-17 do të jetë i fundit te Roma.
 
Totti i qëndroi besnik Romës në karrierën e tij futbollistike në fushë duke refuzuar oferta marramendëse ku mund të kishte fituar si nga aspekti sportiv,por edhe ai financiar. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani