Roma zgjedh për të parën herë 
në histori një grua kryebashkiake

Roma zgjedh për të parën herë <br />në histori një grua kryebashkiake
Për herë të parë në histori Roma zgjodhi një kryebashkiake grua. Ajo është Virginia Raggi e Lëvizjes 5 yjet e cila fitoi me 67.59% kundër kandidatit të Partisë Demokratike Roberto Giachetti.

Pas fitores Raggi u shpreh e emocionuar se do të jetë kryebashkiakja e të gjithë romanëve.

“Ky është një moment historik. Ajo që dua të them është se më në fund Roma do të ketë një kryebashkiake grua. Falenderoj të gjithë qytetarët”, shtoi avokatja 37 vjeçare.

Fitorja e kryeqytetit nga Lëvizja 5 yjet është një goditje ndaj kryeministri Matteo Renzi i cili po përgatit një referendum mbi reformën kushtetuese. Kryebashkiakja e sapo zgjedhur do të përballet  me një qytet të zhytur në borxhe ,ku qytetarët ndihen të frustruar nga problemet serioze në pastërti, transportin publik dhe strehim. 

Të dielën më 19 qershor në raundin e dytë të zgjedhjeve, italianët kanë votuar në 126 komuna ku në raundin e parë të votimeve më datë 5 qershor kandidatët për kryetar bashkie nuk kanë mundur të fitojnë mbi 50% të votave.

Me këtë fitore të së dielës Lëvizja 5 yjet kthehet në një nga forcat kryesore që do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme në 2018. Jo vetëm Roma por edhe Torino është në duart e 5 yjeve sërish me një grua Chiara Appendino . Lëvizja “5 Yjet” ka dominuar balotazhin e zgjedhjeve administrative në Itali, duke fituar 19 nga 20 komunat .
Në Napoli dhe Bolonja, zgjedhësit rikonfirmuan Luigi de Magistris dhe Virgilio Merola e PD. Ajo që shpëtoi demokratët është mbi të gjitha fitorja e Beppe Salas në Milano, i cili mposhti Stefano Parisin.

Rezultat pozitiv ka arritur në këto zgjedhje dhe qendra e djathtë italiane e cila ka mundur të fitojë në 10 komunat; Ndërsa qendra e majtë ka fituar në komunat e Milanos, Bolonja, Kaliari, Salerno, Rimini, Kaserta, Bolzano, Vareze e Ravenna.Në kushte të tilla humbja e qyteteve kryesore  e  vendos Partinë demokratike të kryeministrit Renzi në kushte aspak të favorshme pasi me  këtë fitore të së dielës  Lëvizja 5 yjet  kthehet në një nga forcat kryesore që do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme në 2018.




kryebashkiakja e romes

itali

kryebashkiakja e romes

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre