Roman Abramoviç dyshohet se është helmuar bashkë me dy negociatorë ukrainas

 

Roman Abramoviç i cili me lejen e Kremlinit mori pjesë në fazën e parë të bisedimeve, Ukrainë –Ruisë, dyshohet se është helmuar, bashke më dy negociatorë ukrainas për paqen. Lajmi është publikuar nga Wall Street Journal, e cila shkruan se oligarku rus, Roman Abramovich, së bashku me negociatorët e Ukrainës për paqen, mund të jenë duke vuajtur nga simptomat e helmimit.

Sipas gazetës, simptomat u shfaqen pas një takimi në Kiev në fillim të këtij muaji. Raporti i cili është publikuar nga WSJ, thotë se Abramovich, si dhe të paktën dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas, shfaqën simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të vazhdueshëm, dhimbje, dhenja në lëkurë, në fytyra dhe duart e tyre.

Ata fajësuan për sulmin e dyshuar krahun ekstrem të Moskës e cila donte të sabotonte bisedimet, pasi nuk donte që të merrte fund lufta. Një person i afërt me Abramovich tha se nuk ishte e qartë se kush e kishte shënjestruar grupin për ta helmuar.

Abramovich dhe negociatorët ukrainas, të cilët përfshijnë ligjvënësin e Krimesë, Rustem Umerov, tani janë në gjendje më të mirë shëndetësorë dhe nuk janë në rrezik për jetën. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është takuar me zotin Abramovich, nuk është prekur, thanë ata. Zëdhënësi i Zelensky tha se ai nuk kishte informacion për ndonjë helmim të dyshuar.

Ekspertët perëndimorë që hetuan incidentin thanë se ishte e vështirë të përcaktohej nëse simptomat ishin shkaktuar nga një agjent kimik apo biologjik, apo nga një lloj sulmi me rrezatim elektromagnetik.


Lajmi kryesor:

Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini


M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë