Romana Vlahutin: Krimi s'duhet
të jetë më i fortë se institucionet

Romana Vlahutin: Krimi s'duhet<br />të jetë më i fortë se institucionet
Edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin në të njëjtën linjë me ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu ka bërë thirrje për luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend, të cilët sipas saj nuk duhet të jenë kurrë më të fortë se institucionet.

Nga konferenca vjetore e OLAF, ambasadorja bëri thirrje për një forcim të bashkëpunimit rajonal si dhe ngritjen e institucioneve të cilat luftojnë mashtrimet dhe të investigojnë, hetojnë dhe penalizojnë abuzimet me fondet e shtetit. Gjithashtu ambasadorja foli dhe për kombinim të kapaciteteve institucionale dhe transparencës publike. 

Në mënyrë që të kemi mundësi të mbrojmë dhe promovojmë interesin publik në mënyrë efikase dhe përdorimin e duhur e fondeve publike duhet patjetër të ketë një kombinim të kapaciteteve institucionale dhe transparencës publike të cilat së bashku japin garancinë e duhur gjithë qytetarëve tanë për përdorimin e parave. OLAF si pjesë e institucioneve të administratës publike të BE mund të ndihmojë vërtetë tu japë shembuj të ekspertizës, që çdo vend duhet ti ketë që të investigojë hetojë dhe penalizojë abuzimet me fondet publike në mënyrë efikase”, tha Vlahutin.

Ndër të tjera, ajo vuri theksin se ngritja e institucioneve të tilla është e nevojshme pasi duket të ketë kapacitete të tilla që të luftohet mashtrimi. “Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që institucionet të kenë besimin e qytetarëve bizneseve dhe investitorëve jo vetëm të huaj por dhe ata vendas, të kenë besimin e fqinjëve miqve dhe partnerëve ndërkombëtare. Besimi është parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Mashtrimi nuk ka kufij, as kombësi, prandaj bashkëpunimi ndërmjet vendeve është thelbësor në mënyrë që të mos lejohen kriminelët  të integrohen në rajon. Krimi nuk duhet të jetë më i fortë se institucionet prandaj duhen shkëmbime efikase dhe në kohën e duhur  edhe për raste të caktuara sa i takon inspektimeve dhe hetimeve”, tha ajo. 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi