Romancë dhe lidhje të reja për beqarët, por reflektoni për buxhetin/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

Romancë dhe lidhje të reja për beqarët, por reflektoni për buxhetin/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

DASHI
Nuk do jeni aspak te qarte gjate kësaj dite për ato qe duhet te bëni ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do dini çfarë përgjigje te jepni kur partneri t'iu propozoje diçka. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, prandaj do përfitojnë nga çdo ftese qe do ju behet. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe do mund te kryeni te gjitha investimet qe kishit menduar.

DEMI
Çiftet do kenë një dite te bukur dhe interesante. Duke qene edhe me tolerante dhe me te hapur, marrëdhënia e tyre do përmirësohet pafundësisht. Për ju beqaret do krijohen kushtet qe te realizoni takime shume interesante. Gjithsesi, sido qe te vijnë punët ju nuk duhet te nxitoheni. Buxhetin do e menaxhoni me shume kujdes dhe te gjithë do ju kenë zili. Disa mund t'iu kërkojnë edhe këshilla menaxhimi.

BINJAKET
Për sa iu përket çështjeve te zemrës dita e sotme ka për te qene tej mase pozitive sot. Do jeni te gatshëm për te përgatitur edhe surpriza dhe për te provuar emocione te reja. Ju beqaret duhet t'i shprehni ndjenjat nëse keni kohe qe e pëlqeni dike. Do jeni me fat sot. Për financat do jete dite e mbushur me tronditje te njëpasnjëshme sepse keni kohe qe e keni lëshuar fillimin.

GAFORRJA
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot dhe pranë partnerit do kaloni vetëm momente te bukura. Romantizmi do shtohet dhe mbrëmja ka për te qene akoma me e zjarrte. Beqaret do kenë një dite te trazuar dhe nuk do arrijnë dot as te mendojnë për jetën sentimentale. Për te përmirësuar financat mos prisni te fitoni lotari e as qe te tjerët t'iu japin para hua.

LUANI
Dite shume pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë tashme do ndiheni gati për te pranuar edhe propozimet qe ai ka kohe qe ua ka bere. Beqaret gjithashtu do kenë një takim interesant qe mund te çoje ne një lidhje mjaft te qëndrueshme. Nëse me shpenzimet nuk e teproni dhe mendoni për te ardhmen, gjendja e financave do mbetet e mire.

VIRGJERESHA
Sot, për shkak te ndodhive ne jetën tuaj ne çift, do e ndryshoni pikëpamjen qe kishit për jetën dhe do e dashuroni me shume atë. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe nuk do ua prishe qejfin për asgjë. Beqaret nuk do kenë mundësi për te filluar lidhje serioze, por për aventura kalimtaret rastet do jene te shumta. Buxheti mund te dobësohet për shkak te një investimi qe do bëni për shtëpinë.

PESHORJA
Dite e mbushur me aktivitete, komunikim dhe harmoni do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne asnjë moment nuk do ndiheni keq. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës, por nuk do arrijnë te bëjnë për vete personin qe me te vërtetë e pëlqejnë shume. Me mire le te presin edhe pak sesa te fillojnë diçka me një tjetër. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e kënaqshme.

AKREPI
Nuk duhet te kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mire do jete t'i merrni gjerat sa me shtruar. Ai do ju dashuroje sipas mënyrës se tij. Beqaret do ndihen te lumtur pranë disa personave qe sapo kane njohur dhe do jene gati te fillojnë një lidhje me ta. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe iu kishin dale me herët dhe do jeni te qete.

SHIGJETARI
Jeta juaj ne çift do jete plotësisht e qete sot. Vërtet nuk do dashuroheni me pasion te madh, por nuk do keni as debate apo zënka me partnerin. Beqaret nuk do binden aspak nga takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te presin ende për te bere ndryshime. Për financat do jete një dite goxha e vështirë. Pranojeni ndihmën e te afërmeve sepse ata nuk do ju luten gjithë kohës.

BRICJAPI
Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te re kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t'iu vijnë. Beqaret do ndihen gati për te pranuar ftesa dhe për te bere çmenduri me personat qe do i joshin. E rëndësishme është qe nuk do mërziten dhe do përjetojnë emocione. Gjendja e te ardhurave do lere shume për te dëshiruar. Nëse nuk tregoheni pak dinake do keni probleme serioze.

UJORI
Do jeni shume te ndjeshëm sot ju te dashuruarit dhe mund te lëndoheni edhe nga ndonjë kritike e vogël e partnerit. Reflektoni dhe do e kuptoni se asgjë nuk ka qene me qellim te keq. Beqaret do mendojnë se fillimi i një lidhjeje thjesht sa do ua ndërlikojë jetën dhe nuk do duan te bëjnë ndryshime. Ne planin financiar ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës kështu qe mos u shqetësoni.

PESHQIT
Dita e sotme do jete shume e kënaqshme për ata qe janë ne një lidhje dhe ne çdo çast do e shprehin lumturinë qe do ndiejnë. Beqaret do fillojnë romanca te këndshme dhe emocionet do jene te fuqishme. Shpesh do ju duket vetja si ne ëndërr. Ne planin financiar gjerat do ecin mire nëse dini sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite