Një ndër momentet më të bukura të martesës së çiftit të famshëm Jessica Biel dhe Justin Timberlake ishte edhe serenata romantike që Justin këndoi për bashkëshorten e tij.

Ai është shprehur për revistën e njohur “Hello” se ishte diçka që ishte në gjendje ta ofronte dhe për këtë arsye nuk ngurroi.

Timberlake i ka kënduar Jessicës në çastin kur ajo po i drejtohej altarit.

Gjithashtu Justin shtoi se partnerja tij e veshur me fustan nusërie rozë, ishte gjëja më e bukur që kishte parë ndonjëherë.

Dasma e çiftit u zhvillua në Itali dhe kushtoi rreth 6.5 milionë dollarë.

(xh.k/shqiptarja.com)