Romë, 11 kg kokainë në makinë
arrestohet çifti shqiptar/FOTO

Romë, 11 kg kokainë në makinë<br />arrestohet çifti shqiptar/FOTO
Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 11 kg kokainë në automjet. 

Të rinjtë e moshës 18 dhe 25 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u arrestuan në Romë, pasi u ndaluan nga policia teksa ishin duke udhëtuar me makinë. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, atyre iu gjet sasia e lëndës narkotike e ndarë në 10 pako me 1.1 kg secila. 

Si u zbulua çifti shqiptarë
Një patrullë e policisë italiane ndaloi automjetin e çiftit shqiptar në një rrugë në Romë. 

Në momentin e ndalimit ata janë treguar të paduruar përpara policisë dhe nga këtu kanë lindur dyshimet se diçka po fshihnin. Ata kanë dhënë përgjigje të pamjaftueshme mbi arsyet e vizitës në kryeqytetin italian. 

Pas kontrolleve të mëtejshme në automjet u gjet edhe sasia e lëndës narkotike prej 10 kg. 

Ata u shoqëruan në komisariatin e policisë së Romës me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. 

Itali, kokaina u gjet n%u0117 10 pako me 1.1 kg secila brenda mjetit
(Automjeti i shqiptarëve ku u gjet kokaina)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar