ROMË, 22 shtator /ATSH-ANSA/ - Vrisni gjithë të pafetë në çfarëdo mënyre dhe sulmoni edhe civilët, është mesazhi i fundit që u është dhënë xhihadistëve nga zëdhënësi i Shtetit Islamik në Irak dhe Siri (ISIS), Abu Muhammed Al Adnani në një mesazh të gjatë zanor prej 42 minutash, i publikuar dje në mbrëmje në Twitter dhe i marrë nga media ndërkombëtare.
Kërcënimet e reja të ISIS-it u janë drejtuar të gjitha vendeve që mbështesin operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës në Irak.
"Nëse mundeni të vrisni një të pafe amerikan apo evropian, një australian apo një kanadez, vriteni në çdo mënyrë të mundshme dhe të imagjinueshme", thuhet në mesazhin zanor të zëdhënësit të ISIS-it./ a.jor.