ROMË, 27 janar /ATSH-ANA-MPA/ - Kryeministri italian Mateo Renzi ka përgëzuar Aleksis Ciprasin për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare duke vënë në dukje se e gjithë Evropa po ndjek me interesim të madh zhvillimet në vendin ballkanik.
"Sfida që po përballeni është sigurisht e vështirë", nënvizon kryeministri italian në letrën e dërguar kryeministrit të ri të Greqisë.
"Një kontinent i tërë po ndjek zhvillimet politike greke", shton ai.
Renzi, që po përpiqet të kufizojë borxhin prej dy trilionë euro të Italisë në mes të recesionit të tretë të vendit brenda gjashtë vjetësh, ka kërkuar në mënyrë të përsëritur nga Brukseli që të përqendrohet më shumë në politikat e zhvillimit sesa në masat shtrënguese./ a.jor.