ROMË, 4 korrik /ATSH-ANSA/ - Qeveria do të kryejë një rimodelim të madh të Italisë në një program të reformës 1 000-ditore duke filluar nga muaji shtator, deklaroi sot kryeministri italian, Matteo Renzi pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso në Romë. "Programi do të përfshijë taksat, drejtësinë, shërbimin civil, kushtetutën, sistemin zgjedhor dhe Italinë si një makinë administrative", theksoi ai. "Italianët e ndjejnë nevojën për këtë dhe KE-ja e ka kërkuar", shtoi Renzi. "Ne mbështesim plotësisht qëllimet e qarta të presidencës italiane, veçanërisht nevojën për reforma. Ne kemi nevojë për një Itali të fortë për një Europë të fortë. Bashkimi Evropian ka nevojë për pasionin e kryeministrit italian, Matteo Renzi. Italia gjithmonë mund të llogarisë mbështetjen tonë", deklaroi nga ana e tij presidenti i Komisionit Evropian, Barroso./ a.jor.